Gjovalin Shkurtaj

Emisioni 18 - Pararendës të Sociolinguistikës Shqiptare

Emisioni 18 - Pararendës të Sociolinguistikës Shqiptare

Ide të hershme për një qëndrim a konceptim sociolinguistik të gjuhës ka pasur edhe në radhët e gjuhëtarëve shqiptarë. Mund të përmendim, sidomos, Atë Justin Rrotën me mendimet e vlerësimet e tij rreth mundësisë që ka njeriu për ta “dredhë giuhën” sipas rastit e bashkëbiseduesit dhe Eqrem Çabejn për lidhjen e gjuhës dhe seksit në të ashtuquajturën prej tij “të folët e grave”. Atë Justin Rrotës i takon merita që, ndonëse shumë kohë para se të lindte sociolinguistika si disiplinë më vete dhe, madje, para se të krijohej termi përkatës për emërtimin e saj (që, do ta kishim vetëm aty nga viti 1952), me formulimin e tij të qartë kushtuar zhvillimit të gjuhës, t’ia ketë çelur shtigjet asaj me largpamësi. Për të faktuar sa më lart, po citojmë vetëm një pjesë të konceptimit të Atë Justin Rrotës lidhur me ndryshimin dhe zhvillimin e gjuhës apo sikundër e thoshte ai Gjuha shkon tue bam ato ndryshimet e veta (në “Hylli i Dritës”, 1931, nr. 3, f. 121-133).

Duration: 11 min

Release Date:

Share part or all of the audio of this episode