Gjovalin Shkurtaj

Emisioni 22 - Gjuha Shqipe në Maqedoni

Emisioni 22 - Gjuha Shqipe në Maqedoni

Gjuha shqipe për shqiptarët e Maqedonisë është si rrezet e diellit botën e gjallë. Pa njohur gjuhën shqipe dhe vlerat e shqiptarisë për shqiptarët e Maqedonisë, ai vend nuk do të ketë kurrë qetësi e mbarësi. Njëra nga pikat më të rëndësishme të marrëveshjes së Ohrit ishte ajo “Për nxjerrjen e ligjeve që drejtpërsëdrejti kanë të bëjnë me kulturën, përdorimin e gjuhës, arsimit, dokumenteve personale dhe përdorimit të simboleve, si dhe të ligjeve për financim lokal, zgjedhjet vendore, për qytetin e Shkupit dhe për kufijtë komunal do të duhet të ekzistojë shumica e votave në kuadër të saj që duhet të ketë shumicën e votave të deputetëve të cilët pohojnë se iu takojnë bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni. Themelet e shteteve demokratike nuk rrënohen nga njohja e të drejtave të ligshme të qytetarëve të vet, jo vetëm në raste si i shqiptarëve të Maqedonisë që janë pjesë shumë e rëndësishme dhe konstituente e atij shteti e vendi, po edhe të pakicave më të vogla. Përkundrazi, qëndrimet mohuese dhe poshtëruese e të padrejta ndaj kombeve dhe etnive brenda një shteti shkaktojnë lëvizje tronditëse të mëdha dhe të papranueshme për kohët e sotme.

Duration: 5 min

Release Date:

Share part or all of the audio of this episode