Gjovalin Shkurtaj

Emisioni 23 - Si Thuhet? Prurje të reja të shqipes së shkruar dhe të folur

Emisioni 23 - Si Thuhet? Prurje të reja të shqipes së shkruar dhe të folur

Pra, në bisedën e sotme dhe në vazhdim, do të flasim për kahet dhe përmasat e prurjeve të reja të shqipes së shkruar e të folur, duke vënë në peshoren e një gjykimi sa më të ftohtë e objektiv, të asaj që bie ndesh me normën e kodifikuar dhe që, sidoqoftë, edhe nëse do të vazhdojmë ta quajmë “shkelje”, duhet jo vetëm ta kundrojmë e ta përfillim, po edhe të përpiqemi ta shpjegojmë e të nxjerrim edhe mësimet e nevojshme normativizuese. Për sot, sa për ta shtruar diskutimin, po lejohem të përmend, po edhe të kërkoj me mirësjellje edhe mendimin tuaj për disa prej dysorëve që përbëjnë shkelje të nomës së sotme, por që,mesa duket, po marrin përmasa të gjera dhe, kushedi, ndoshta edhe duhet t’u kthehet me më shumë vëmendje gjuhësia shqiptare.

Duration: 9 min

Release Date:

Share part or all of the audio of this episode