Gjovalin Shkurtaj

Emisioni 26 - Gëzuar 7 Marsin

Emisioni 26 - Gëzuar 7 Marsin

Sa herë vjen 7 Marsi mendja na shkon më së pari te mësuesja e klasës së parë, te klasa ku shkelëm për së pari të ndrojtur e me mallëngjimin se po ndaheshim nga lodrat e përkëdhelitë amnore, por edhe me ëndjen e kureshtjen për të filluar udhën e dijes. Emrat dhe kujtimet për mësuesit në kujtesën e ish-nxënësve janë si delikat e çmueshme në muzeume, si dëftesat e diplomat e shkollimit, të cilat në çdo 7 Mars na kujtojnë edhe vargjet e pavjetërsueshme të poetit Llazar Siliqi, që ka shkruar: "Edhe kur flokët do të na i mbulojnë thinjat, Në mend do të sjellim një emën nderues, Emnin e bukur porsi fëminija, Emnin e thjeshtë e të madh: Mësues". Gëzuar 7 Marsin !

Duration: 7 min

Release Date:

Share part or all of the audio of this episode